Tensione në tubimin e “Shqipëria Bëhet” / 2 efektivë dhe protestues në spital, mes tyre Lapaj. Ja si paraqitet gjendja e tij

Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore pesë persona, mes të cilëve dy efektivë të Policisë së Shtetit. Sipas burimeve zyrtare, njëri prej efektivëve ka lënë ambientet e spitalit pas marrjes së ndihmës së nevojshme, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, Adriatik Lapaj është paraqitur gjithashtu në spital, ku pas ekzaminimeve të kryera është konfirmuar se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai mbetet ende i hospitalizuar, duke marrë trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy protestues, të cilët, pas trajtimit, kanë lënë ambientet e spitalit. Burimet bëjnë me dije se edhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×