
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho.
Në takimin e tij të parë me drejtuesin e ri të SPAK-ut, ambasadori Gonzato e përgëzoi Brahon për arritjet e deritanishme të institucionit dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas tij, këto përpjekje përbëjnë një element kyç për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt… https://t.co/TLSNFGmKTl
— EU in Albania (@EUinAlbania) January 6, 2026
Gonzato theksoi gjithashtu se forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale janë vendimtare për konsolidimin e progresit të arritur dhe për sigurimin e rezultateve të qëndrueshme në fushën e sundimit të ligjit.
Ambasadori konfirmoi se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri, duke e cilësuar këtë mbështetje thelbësore për procesin e integrimit evropian të vendit.
and then