
Como fitoi 0-3 në fushën e Pisës, duke marrë një triumf të rëndësishëm. Pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht se rastet nuk munguan.
Në pjesën e dytë, shënuan Perrone dhe Douvikas (x2). Me këtë sukses ekipi i Fabregas renditet në vendin e katërt dhe ka 33 pikë të grumbulluara.
Ndeshja e radhës për Comon është ndaj Bolognas. Pisa në takimin tjetër gjen Udinesen.
and then