Detaje nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Mjeku kundërshtoi dhe kapi për fyti kryeinfermieren pas debatit për…

Efektivë të komisariatit nr. 3 arrestuan në Tiranë mjekun Julian Habibaj 53 vjeç për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ai ushtronte detyrën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ndërsa është kallëzuar nga kryeinfermierja se pasi i ka kërkuar atij që të merrte dhe të plotësonte protokollin që duhet të ndiqte për një paciente, mjeku e ka kundërshtuar, e ka ofenduar dhe kapur për fyti me duar duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme.

Burimet bëjnë me dije se ndaj mjekut kishte 11 shkelje disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit, ndërsa kjo është hera e parë që është kallëzuar në polici.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×