Digjet transformatori në fshatin Mlizë, 104 abonentë pa energji elektrike

Një transformator është përfshirë nga flakët në fshatin Mlizë, në Rajonin e Elbasanit, duke lënë pa energji elektrike 104 abonentë. Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për transformatorin e linjës Fidër 6, Nënstacioni Kombinati i Drurit, në kabinën Tahiraj – Mlizë.

Menjëherë pas incidentit, grupet teknike kanë ndërhyrë në terren dhe po punojnë për zëvendësimin e kabinës së dëmtuar, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për banorët e zonës.

Nga burimet zyrtare bëhet me dije se të gjithë fidrat e tjerë në Rajonin e Elbasanit vijojnë të jenë në punë normale, ndërsa shkaqet e zjarrit në transformator mbeten ende për t’u sqaruar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×