“Kur nuk pati aksion “Maduro” në 1996, s’ka sot. Jam për dhënien e lejes së Kuvendit për arrestimin e Ballukut”, Petro Koçi: SPAK, investimi më i rëndësishëm i SHBA

Ish-deputeti i PS, Petro Koçi,  duke folur në emisionin “Studio 24” për deklaratat e opozitës se dhe në Shqipëri mund të ketë një aksion të ngjashëm amerikan si në Venezuelë, rikujtoi zhvillimet politike të 1996.

Koçi tha se kur Amerika nuk e bëri aksionin Maduro në 1996 në Shqipëri dhe kur SHBA i tha opozitës dil nga zgjedhjet në 26 maj, është pa vend të krahasosh situatën e Shqipërisë me Venezuelën.

Sipas ish-deputetit socialist, investimi më i rëndësishëm amerikan për momentin është SPAK.

Koçi tha se raporti me SPAK i forcave politike në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm në fokusin e SHBA, duke shtuar se opozita duhet ta mbështesë.

“Forcat politike duhet të mbajnë të njëjtin qëndrim pavarësisht se kush është personi. Opozita kërkon të arrestohet Balluku, por ata duhet ta mbrojnë në të gjithë spektrin.

Pë rastin e Ballukut, unë e kam shprehur qartë pikëpamjen time, se kur të vijë në parlament kërkesa, unë jam për standardin e deritanishëm, të jepet leja nga parlamenti  në përputhje me kërkesën e drejtësisë së re”, tha ish-deputeti Petro Koçi.

Petro Koçi: Investimi më i rëndësishëm amerikan për momentin është SPAK. Raporti me SPAK i forcave politike në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm në fokusin e SHBA.

Kur Amerika nuk e bëri aksionin Maduro në 1996 në Shqipëri dhe kur SHBA i tha opozitës dil nga zgjedhjet në 26 maj është komplet pa vend të krahasosh situatën e Shqipërisë me Venezuelën.

Që të dalim te SPAK, forcat politike duhet të mbajnë të njëjtin qëndrim pavarësisht se kush është personi. Opozita kërkon të arrestohet Balluku ndërkohë. Mos ngatërroni prezumimin me pezullimin.

Kjo është një çështje që ka ca paqartësi kushtetuese. Ajo që do të sqarojë Kushtetuesja është nëse do të ketë GJKKO të drejtë të shkarkojë ministra. Për momentin kur do të vihet në parlament kërkesa, unë jam për standardin e deritanishëm, të jepet leja nga parlamenti  në përputhje me kërkesën e drejtësisë së re. e kam fjalën që forcat politike, në këtë rast opozita, kur duan ta mbrojnë SPAK, duhet ta mbrojnë në të gjithë spektrin.

Disa i quajnë të burgosur politikë. ka dhe një sjellje tjetër që bëjnë sikur janë zëdhënës të SPAK. Që sillen si prokurorë e gjyqtarë. Kjo është abuzive.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×