Lapaj: Balluku që akuzohet se ka vjedhur 53 mln euro është në zyrë, qytetarët që protestojnë në mënyrë demokratike arrestohen

Në një intervistë në “News24” , Adriatik Lapaj tha se është e pafalshme që një zëvendëskryeministre akuzohet se ka vjedhur 53 mln euro qëndron në zyrë, ndërsa qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre arrestohen.

Lapaj bëri thirrje që qytetarëve të bashkohen masivisht.

“Balluku që akuzohet për 53 mln euro vjedhje është në zyrë. Ndërsa 4 qytetarë që protestojnë në mënyrë demokratike arrestohet. Kjo është republika që duam ne të thyejmë të heqim. Sepse atë që vjedh e mban në zyrë. Të gjithë ata që më dëgjojnë, të mos kujtohen vetëm kur kanë hallin e tyre…”, tha ai.

Më tej shtoi se protestat do ta vazhdojë deri të ketë mundësi, pasi sipas tij janë në kushte të vështira pasi i kanë hequr ngrohëset, batanijet dhe çdo mjet proteste.

“Mbrëmjen e djeshme një pjesë e jona e kanë kaluar në shesh dhe nuk na janë lejuar as ngrohje as çadra. Ne jemi duke vazhduar, unë do qëndroj dhe sot. Unë dje isha në spital, por ende ndihem fizikisht mirë, por jemi duke u përballur me kushte  të vështira”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×