
Së fundmi është përfolur për një largim të mundshëm të Rey Manaj nga Al Sharjah. Një nga hipotezat është rikthimi i Manaj në Turqi, te skuadra e Sivasspor.
Për këtë temë ka folur tekniku i Sivasspor, Mehmet Altiparmak.
“Rey Manaj është lojtar shumë i vlefshëm. Ai ka bërë gjëra të pabesueshme në Sivas, duke shënuar gola të mrekullueshëm në Superligë për dy edicione. Sipas mendimit tim, Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për Sivassporin. Sigurisht, do të doja ta shihja Rey Manajn këtu.
Nëse klubi i tij e lë të lirë, atëherë në rregull. Nëse klubi i tij thotë nuk po e lëmë të shkojë, atëherë do të ketë probleme”, ka thënë Altiparmak.
and then