Marseca mund të bëhet “djall”, në Angli zbulojnë lëvizjen e bujshme

Dikur ishte realisht një “pallat ëndrrash” për çdo lojtar dhe trajner, por prej vitesh, “Old Trafford” është kthyer në një “mallkim” për shumë trajnerë, i fundit që e pësoi ishte Ruben Amorim. Tekniku portugez zbarkoi në Angli si një bekim, si një shpresë e madhe për të shpëtuar Man.United, por aventura e tij në krye të “djajve” të kuq zgjati vetëm 14 muaj.

Në mes të sezonit, drejtuesit e United janë të detyruar të gjejnë një tjetër trajner, sërish me shpresën për të shpëtuar sezonin, të rikthehen të paktën në Champions League.

Për momentin stoli iu besua Darren Fletcher, një zgjedhje provizore deri në gjetjen e një trajneri të ri. Në Angli, mediat shkruajnë se objektivi kryesor është Enzo Marseca, i sapo larguar nga Chelsea. Kjo pistë përforcohet edhe nga fakti se Omar Berrada, drejtori sportivi i Man.United, ka një lidhje shumë të fortë me Enzo Marseca, pasi ishte pikërisht Berrada ai i cili e solli te Man.City.

Gazetari i njohur i Sky Sport, Gianluca Di Marzio zbulon se palët kanë vendosur kontaktet e para për të vënë në jetë një lëvizje të tillë e cila do të ishte jo pak e bujshme. Maresca është një trajner i lirë pasi zgjidhi kontratën me kompromis me Chelsea-n, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto negociata pasi më herët emri i Marseca-s është lakuar edhe si zëvendësuesi i mundshëm i Pep Guardiola-s në stolin e Man.City në fund të këtij sezoni, gjithnjë nëse Guardiola vendos të largohet nga “qytetarët”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×