
Adela Oketa, eksperte në vlerësimin e pronave, ka folur në emisionin “Studio24” mbi problematikat e kompensimit të pronave dhe pritshmëritë për vitin 2026, duke ngritur shqetësime serioze për raste konkrete në Durrës.
Oketa theksoi se një problem aktual po haset me familjet që jetojnë përgjatë Bulevardit të Durrësit, ku po kryhen marrje pronash jo për arsye jetike, por për projekte si ndërtimi i stoleve apo lulishteve. Sipas saj, situata krijon një paradoks të dhimbshëm, pasi nga njëra anë Shqipëria ende po përballet me pasojat e shpronësimeve gjatë regjimit komunist, ndërsa nga ana tjetër po krijohen shpronësime të reja në kohët e sotme.
Ekspertja vuri në dukje vështirësitë e mëdha që hasin pronarët aktualë, qoftë në mbrojtjen ligjore të pronës së tyre, qoftë në procesin e dëmshpërblimit, i cili shpesh nuk është në nivelin e duhur dhe nuk reflekton vlerën reale. Sipas saj, kjo situatë po zgjat në kohë dhe po prodhon padrejtësi të reja.
Oketa shprehu keqardhjen që përveç ish-pronarëve të vjetër, sot po krijohen edhe “ish-pronarë të rinj”, duke theksuar se pa një zgjidhje të drejtë dhe transparente, problemi i pronave do të vazhdojë të mbetet një plagë e hapur edhe në vitet në vijim.
and then