
Pamjet që shihni tregojnë shkallën e përmbytjeve në burgun e Durrësit. Në këtë burg janë ‘ngujuar’ dhe shumë personazhe të politikës shqiptare, mes tyre ish-ministri Ilir Beqaj apo dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj apo dhe ish-deputeti Jurgys Çyrbja.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për pamjet nga jashtë këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ku situata paraqitet e rënduar.
Mësohet se oborri dhe kati i parë i burgut është përmbysur, ndërsa po punohet për pastrimin e ujit. Sakaq, edhe rruga që të çon drejt burgut është përmbytur, duke u kthyer në ‘lumë’.
and then