“Nuk denjoi të tërheqë provat”, Bardhi: Afati tre javë, alibi! Balluku kërkoi kohë që të hante Vitin e Ri në shtëpi, e jo në burgun e Pojskës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, k deklaruar se afati prej tre javësh i kërkuar nga zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku për t’u njohur me aktet dhe provat, ishte vetëm një përpjekje për të fituar kohë, pasi as ajo dhe as ekipi i saj nuk e kanë tërhequr dosjen.

Sipas tij gjithçka u bë që Balluku të festonte Vitin e  Ri në banesën e saj dhe jo në burgun e  grave në Pojskë.

“Afati prej tre javësh është një alibi për t’iu fshehur drejtësisë jo kohë e nevojshme për të përgatitur mbrojtjen pasi mbrojtësit e Ballukut nuk kanë denjuar as të tërheqin materialet hetimore. Nuk i ka tërhequr edhe vetë e pandehura që kërkon kohë të përgatitej. Edhe afati tre javë që Balluku të hante Vitin e  Ri në shtëpinë e saj e jo në burgun e  Pojskës, skadoi. Peleshi duhet të sqaroi pse nuk kërkon mbledhjen e Këshillit”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×