
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin “Studio24”, ka folur mbi perspektivat politike dhe ekonomike të vitit 2026, duke u ndalur te roli dhe përgjegjësitë e opozitës në situatën aktuale politike të vendit.
Tabaku u shpreh se është detyrë themelore e opozitës të synojë dhe të premtojë rrëzimin e qeverisë, duke theksuar se rotacioni politik, sipas saj, është penguar ndër vite përmes skemave të ndryshme. Ajo pranoi se opozita mban përgjegjësi për gabimet e saj, të cilat kanë ndikuar në gjendjen ku ndodhet sot skena politike.
Megjithatë, deputetja demokrate theksoi se më e rëndësishme është të nxirren mësime nga këto gabime, në mënyrë që opozita të ndryshojë qasje dhe të përmirësohet.
Sipas saj, e shkuara duhet të shërbejë si bazë për reflektim dhe për ndërtimin e një alternative më të fortë dhe më të besueshme për të ardhmen.
and then