
Diplomati Agim Nesho komentoi në “News24” arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, operacionin e SHBA në Venezuelë, si edhe reagimet e liderëve europianë për këtyre zhvillimeve.
Gjatë intervistës, Nesho tha se Amerika është një sistem që mbron jo vetëm interesat e saj, por edhe interesat e Perëndimit. Nesho nënvizoi se tashmë ‘jemi në një rend të ri ndërkombëtar dhe kjo është realitet’.
I pyetur se sa mund të ndikojë ky rend i ri ndërkombëtar që sipas tij po krijohet, diplomati Nesho tha se Shqipëria është një vend autokratik, dhe se regjimi i Ramës është I faktuar në botë.
“Vëmendja e SHBA për një aleat tradicional nuk është njësoj si në zonat e tjera të konflikteve. Ndaj, a janë interesat e Amerikës, me një vëzhgim direkt në Ballkanin Perëndimor? Nuk janë të tilla nuk ka akoma vëmendje Shqipëria është një vend i NATO-s dhe si i tillë, pasi Shqipëria është vend autokratik, por është anëtar I NATO-s dhe ka disa detyrime…Por në Shqipëri ka një autokraci që ka shkelur vijën e kuqe dhe vijën e kuqe e ka sepse vetë regjimi i Ramës është faktuar që bashkëpunon me krimin e organizuar. Dhe kjo e evidentuar sot në botë. Ka fakte që tregojnë implikimin e këtij regjimi me një organizatën Sinaloa…Regjimi i Ramës i rrezikuar direkt”, tha ai.
Në analizën e tij Nesho tha se kryeministri Edi Rama me veprime e tij e ka vënë veten e tij në një pozicion shumë të vështirë.
“Rama ka kohë që nuk shkel në SHBA, përveçse një ceremonie private kur mori pjesë në dasmën e Alex Soros, por takime zyrtare, zotin Ramën e kanë vënë në një pozicion vëzhgimi për çfarë ndodh në Shqipëri dhe kjo e rrezikon direkt. Vijën e kuqe Rama e ka kaluar. Është i rrezikuar nga SHBA, për elementin e lidhjes me krimin e organizuar dhe marrëdhënia me Sinaloa dhe tjetra nuk është autoritet që jep licenca të tilla që të jetë kryeministri. Ka një dëshmitar të klasit të lartë, zv.kryeministri që e akuzon si kryetar të grupit kriminal në Shqipëri, pra influencën e mafies dhe këto janë fakte të rrezikshme”, shtoi Nesho.
and then