Reshje intensive shiu, problematika në disa lagje në Lezhë

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës.

Më problematike paraqitet situata në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. Grumbullimi i ujit është pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme. Megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përmbylljen e projektit të rehabilitimit të rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, i cili po zbatohet prej disa muajsh në qytetin e Lezhës dhe synon përmirësimin e menaxhimit të përmbytjeve në raste reshjesh intensive.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×