Reshjet e dendura të shiut vështirësojnë qarkullimin, Policia e Shtetit apel shoferëve për kujdes në rrugë: Akset ku devijohet lëvizja

Policia e Shtetit ka bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullimin rrugor, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve në disa zona të vendit. Sipas njoftimit zyrtar, në rrugën interurbane Tiranë–Durrës, konkretisht në zonën pranë karburantit në hyrje të qytetit të Durrësit, është konstatuar prezencë e lartë e ujit në të dyja krahët e rrugës, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të automjeteve.

Për të shmangur trafikun e rënduar dhe aksidentet, Policia Rrugore ka vendosur devijimin e lëvizjes së mjeteve. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës do të qarkullojnë nga Rruga e Plepave drejt Ndroqit dhe më pas nga aksi “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”. Ndërsa për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit në drejtim të Spitallës dhe nga aksi “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe patrullat e përgjithshme janë në terren dhe po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit dhe për asistimin e drejtuesve të mjeteve në zonat problematike.

REAGIMI I POLICISE
Apel për kujdes në rrugë ❗️

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.

Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.

Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:

📌 Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

📌 Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.

📞 Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

#tregokujdes
#respektosinjalistikenrrugore
#policianëgatishmeri
#telefono112



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×