Sfumohet pista Cancelo, Inter mbetet “duarbosh” në merkaton e janarit

Interi vazhdon rrugëtimin e tij mes vështirësive dhe zgjedhjeve të detyruara. Mundësia për Joao Cancelo u shua, me portugezin që zgjodhi Barcelonën, dhe Interi – ashtu si sezonin e kaluar – vendosi të mos investojë, duke u mbështetur te grupi aktual. Një strategji që një vit më parë pati pasoja në fazën finale të sezonit, për shkak të lodhjes fizike dhe mendore.

Pa Dumfries deri në muajin mars, me Darmian që kthehet pas një dëmtimi të gjatë dhe me Diouf të përshtatur në role jo natyrale, skuadra zikaltër po përpiqet të mbajë ekuilibrin duke shfrytëzuar maksimalisht forcat që ka në dispozicion. Luis Henrique, nën drejtimin e Cristian Chivu-t, po tregon shenja të qarta rritjeje dhe përshtatjeje.

Për Chivu-n, sfida është e madhe: të konkurrojë dhe të fitojë ndaj rivalëve që ndërkohë po investojnë dhe po rinovojnë skuadrat e tyre. Në këtë janar, në vend të blerjeve, fokusi mund të zhvendoset te largimet. Çështja Frattesi mbetet e hapur, por negociatat me Galatasaray-n janë të bllokuara për shkak të formulës së huazimit dhe kushteve të blerjes.

Ndërkohë, Acerbi dhe De Vrij pritet të qëndrojnë deri në fund të sezonit, me të ardhmen e tyre që do të vendoset në qershor, kur kontratat skadojnë. Për momentin, mes rreziqeve dhe pritjes, Interi mbetet kështu. Pikërisht si një vit më parë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×