Situata problematike pas reshjeve intensive, Klevis Balliu: Shqipëria përmbytet sepse vidhet si askund tjetër

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në disa qarqe të vendit me përmbytjet pas reshjeve të shiut, ku situata më alarmante duket se paraqitet në Durrës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu shprehet: Shi bie në të gjithë botën, por në asnjë vend të botës nuk vidhet si në Shqipëri. Ndaj është përmbytur i gjithë vendi!

Sipas tij, situata nuk është pasojë e fenomeneve natyrore, por rezultat i drejtpërdrejtë i keqqeverisjes, mungesës së investimeve reale në infrastrukturë dhe abuzimit me fondet publike, duke lënë qytetarët të pambrojtur përballë çdo reshje intensive.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×