“Skandalet janë të mëdha! Berisha, pengesë për bashkimin e PD”, Lubonja: Në një vend normal, Rama duhej të ishte dorëhequr, ose arrestuar!

Analisti Fatos Lubonja, deklaroi se me qeverinë “Rama” kanë ndodhur shumë skandale, ndërsa shtoi se në një vend normal kryeministri Edi Rama duhej të kishte dhënë dorëheqje apo të arrestohej.

I ftuar në programin e drekës në News24, Lubonja ‘skanoi’ dhe problematikat nga të cilat vuan opozita.

“Opozita po krijon një tezë për atë që; “vendi është në një krizë të rëndë dhe se ne duhet të marrim pushtetin.”. Skandalet janë të mëdha. Në një vend normal Rama do të duhej të kishte dhënë dorëheqje, ose të ishte i arrestuar. Ne nuk jemi normalë. Berisha ka disa probleme. Opozita është mirë kur denoncon. Ka guxim dhe denoncon, por sa i përket anëve të tjerë ka shumë të meta. Negative është ajo shpresa e utopisë se “Rama do të arrestohet. Është ne prag të shkatërrimit si Maduro”. Nuk janë të besueshme. Berisha në deklaratën e fundit që bëri tha; të bashkohemi të gjithë. Por është Berisha pengesa kryesore e bashkimit të PD.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×