SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ A do të shkojnë socialistët? Anëtarët e Grupit Parlamentar të PD mbledhin sot Këshillin e Mandateve

Anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, do të mblidhen sot në Kryesinë e Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve dhe të Mandatave sa i takon kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Mbledhja është njoftuar në orën 11:00.

Me anë të një shkrese, grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar mbledhje kryeparlamentarit Niko Peleshi, ndërsa nuk pati reagim nga ky i fundit.

Kujtojmë se anëtarët e PD-së kanë njoftuar mbledhjen e Këshillit disa herë, por pa arritur rezultate, pasi socialistët nuk kanë qenë të pranishëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×