“Tre javë që kur SPAK kërkoi lejimin e arrestimit të Ballukut”, Socialistët bojkotuan mbledhjen e Këshillit, Bardhi: E pa precedentë! U fshehën siç fshihen ata që shkelin ligjin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pas mbledhjes së deputetëve të opozitës, në një deklaratë për media u shpreh janë bërë tashmë tre javë që nga kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për lejimin e arrestimit të zëvendës kryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Më lejoni fillimisht t’ju uroj një vit të mbarë. Edhe sot me përgjegjshmëri të plotë 5 anëtarët e opozitës në Këshill kërkuan mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit për Ballukun. Kërkesa ishte e bazuar në Rregulloren e Kuvendit.
Sot mbushen plot tre javë nga kërkesa e SPAK për krijimin e arrestimit të krahut të djathtë të Ramës, dhe tre javë që kur Peleshi dhe anëtarët socialistë në Këshill fshihen siç fshihen ata që kanë shkelur ligjin. Ky është një rast I pa precedent kur Këshilli merr kaq kohë për shqyrtimin e një kërkesë të ngutshme të SPAK, qoftë para apo pas reformës në drejtësi”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×