Vijojnë shkarkimet në HEC-in e Komanit dhe HEC-in e Vau i Dejës, Rama: S’ka problematika në terren

Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga situata në terren ku vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i i Koman dhe HEC-i i Vaut të Dejës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama thekson se deri në këto momente nuk janë evidentuar problematika.

“Vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës🤝
Bashkia është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë. Deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.”, shkruan Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×