
Vendi është përfshirë nga përmbytje masive. Durrësi, Lezha, Shkodra dhe qytete të tjera përballen me përmbytje masive dhe banesa nën ujë.
Anëtarja e Kryesisë së PD Jola Hysaj, në një intervistës në “News24” denoncoi gjendjen e rëndë në Durrës, pasi qyteti është thuajse i “paralizuar”.
“Kjo situatë është akumuluar si pasojë e njerëzve të papërgjegjshme që nuk kryejnë funksionet që duhet të bëjnë. Ku është dhe ku ndodhet kryetarja e bashkisë, ku janë strukturat për të kryer shërbimet dhe për të bërë mirëmbajtjen e kanaleve kulluese. Janë treguar të papërgjegjshëm, në prerjen pa kriter të bimësisë së Durrësit, mungesa e pastrimit të kanaleve”, tha ajo.
Më tej theksoi se edhe sugjerimi nga policia për të kaluar në rrugën e Ndroqit, ishte papërgjegjësi pasi rruga nuk është e mirëmbajtur.
“Kjo situatë mund të ishte shmangur nëse do kishte funksionuar mirëmbajtja. Gjithë shtabi i Emergjencave Civile është mbledhur por nuk shpallet ajo që duhet të ishte emergjente, Ushtria duhet të mobilizohet në këto kushte. Por vetë qeveria lokale dhe ajo qendrore, nuk duan ta pranojnë që kanë dështuar. Kudo në Shqipëri jemi në situatë të jashtëzakonshme që rrezikon jetën e qytetarë. Ka denoncime të shumta, rrezikohet edhe jeta e fëmijëve…Nuk e di ku kanë ndodhur evakuimet…janë thënë në formë zyrtare, por ka me qindra ku në dyert e tyre nuk ka trokitur askush”, tha ajo.
and then