
Roma reagon shpejt, rikthehet te fitorja duke triumfuar 2-0 përballë Lecce-s në transfertë. Në “Via del Mare”, ekipi i Gasperini-t nuk e vendosi ndeshjes për asnjë moment në dyshim, dukshëm ishin superiorë, për më tepër që gjetën shpejt rrugën e rrjetës ku në minutën e 14-të, Ferguson me një goditje të saktë brenda në zonë tundi rrjetën.
Roma ushtroi një presion të lartë në zonën e Lecce-s, por pa gjetur prekjen fituese. Në minutën e 60-të, Gasperini hodhi në fushë edhe Dovbyk, një lëvizje që rezultoi e gjetur pasi 10-të minuta më vonë, sulmuesi ukrainas devijoi saktë një top brenda në zonë duke dyfishuar shifrat. Goli solli qetësi në radhët e Romës me ekipin kryeqytetas që menaxhoi me sukses pjesën e mbetur të këtij takimi duke festuar për këtë trepikësh që e mban në lojë për një vend në Champions League.
Ky ishte një sukses historik edhe për Gasperinin, me teknikun italian që feston kuotën e 1 mijë pikëve në Serie A, trajneri i 6-të në histori që arrin një shifër të tillë. Në mënyrë të çuditshme, Gasperini zgjodhi të heshtë pas këtij suksesi, një shenjë proteste ndaj klubit që nuk ka lëvizur ende në merkato.
Një fitore të rëndësishme siguroi edhe Como, me ekipin e Fabregas që triumfoi 3-0 në transfertë përballë Pisa-s duke u ngjitur në kuotën e 33 pikëve në vendin e 6-të, tre pikë larg Romës dhe Juves.
and then