Ivi Kaso: Në rrugën e turpit Qukës-Qafë Plloçë inertet që rrëshqasin, rrezik për udhëtarët

Rrëshqitja gjatë paradites së sotme e skarpatës në hyrje të tunelit në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, ka dëmtuar rëndë një makinë, dhe fatmirësisht nuk kishte njerëz të dëmtuar.

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso në një reagim të tij, shkruan se në rrugën e turpit Qukës-Qafë Plloçë duhet të merren masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e kalimtarëve.

Reagimi i deputetit të PD, Ivi Kaso:

Në rrugën e turpit “Qukës-Qafë Plloçë”, midis dy tuneleve, nga rrëshqitjet e inerteve në rrugë, është dëmtuar një automjet, dhe rrezikohen të dëmtohen të tjerë.
Për fat të mirë persona të lënduar nuk ka.
Autoritetet duhet të marrin masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e kalimtarëve!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×