“Jemi përmbytur 4 herë në 6 muaj”/ Situata alarmante në Durrës, banorët: Na u shkatërrua gjithçka! Ka mbetur vetëm… televizori

Banorët e Durrësit, në zonën e kënetës janë ndër më të prekurit nga situata problematike e krijuar nga përmbytjet nga shirat intensivë të ditës së djeshme.

Për News24, ata shprehen se kjo është hera e katërt që përmbyten brenda 6 muajve, ndërsa dëmet e shkaktuara janë kolosale.

“Më është shkatërruar gjithçka, më ka mbetur vetëm televizori. Dëmet kanë qenë shumë të mëdha. Situata sot është shumë pak më e mirë krahasuar me ditën e djeshme. Jemi përmbytur”, shprehet një prej tyre.

“Niveli i ujit brenda në shtëpi është një metër. Mbrëmjen e kalova tek komshiu në katin e dytë. Kjo është hera e 4 që përmbytemi në 6 muaj. Dëmi është shumë i madh, të gjitha orenditë duhen hedhur sepse kanë dalë jashtë përdorimit”, deklaron një tjetër banor.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×