
Kur Bundesliga gjermane pritet të rifillojë këtë fundjavë, pjesën e dytë të sezonit, kampionët e Bayern Mynih përballen me muaj vendimtarë në menaxhimin e skuadrës.
Jo vetëm çështja Upamecano, por disa kontrata të rëndësishme kërkojnë zgjidhje deri në fund të sezonit.
Në qendër të vëmendjes është Dayot Upamecano, për të cilin Bayern po negocion rinovimin, ndërsa interesimi nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain mbetet konkret. Marrëveshja financiare është afër, por nyja kryesore mbetet përfshirja e një klauzole largimi.
Situatë e hapur edhe për Manuel Neuer. Portieri legjendar, në moshën 39-vjeçare, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, me kontratën që skadon në fund të qershorit.
Vendime priten edhe për Gnabry, Goretzka dhe Guerreiro. Gnabry po vlerësohet për një zgjatje kontrate, ndërsa e ardhmja e Goretzkës mbetet e pasigurt, mes interesimit nga klube të mëdha europiane.
Bayern Mynih synon të shmangë rastet e së kaluarës dhe të mbyllë sa më shpejt dosjet më të ndjeshme, për të garantuar stabilitetin e skuadrës për sezonet e ardhshme.
and then