Luis Enrique drejt largimit, PSG mohon zërat: Lajm i rremë

Zërat e merkatos orët e fundit kanë tronditur kampionët e Evropës Paris Saint-Germain, në prag të finales së Superkupës franceze ndaj Olympique Marseille, që do të luhet të enjten në Kuvajt.

Sipas medias gjermane Bild, trajneri Luis Enrique po vlerëson mundësinë e një largimi të parakohshëm nga PSG, pavarësisht kontratës që e lidh me klubin deri në vitin 2027. Emri i tij është lidhur me Premier League-n, pas zhvillimeve të fundit në pankinat e Manchester United dhe Liverpool.

Megjithatë, nga Parisi vjen një mohim i prerë. Drejtori sportiv Luis Campos ka hedhur poshtë çdo spekulim, duke e cilësuar lajmin si të pabazë dhe plotësisht të rremë.

Në planin sportiv, PSG renditet i dyti në Ligue 1, vetëm një pikë larg kreut, dhe është pranë kualifikimit direkt në fazën eliminatore të Champions League. Klubi konfirmon besimin e plotë ndaj Luis Enrique dhe përjashton çdo ndryshim në stolin teknik. Një lajm që sigurisht edhe tifozët parizienë shpresojnë të mos jetë i vërtetë, kjo pasi sezonin e kaluar nën drejtimin e teknikut spanjoll ata përjetuan pa më të voglin diskutim sezonin më të mirë në historinë e këtij klubi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×