
Rreth 400 pasagjerë nga dy fluturime të Wizz Air me destinacion Tiranën dhe nisje nga Bologna dhe Bergamo, u detyruan të devijonin në aeroportin e Brindisit në orën 03:00 të mëngjesit të datës 7 janar, për shkak të motit të keq në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Ky devijim i detyruar shkaktoi një protestë të ashpër nga një grup i madh udhëtarësh, të cilët, kaluan portat e kontrollit, sfiduan kordonet e sigurisë dhe u zhvendosën drejt pistës së aeroportit.
Situata, e rrezikshme për sigurinë, detyroi ndërhyrjen e policisë aeroportuale, e cila riktheu qetësinë, megjithëse pasagjerët nuk e dinë ende nëse dhe kur do të vazhdojnë udhëtimin ose nëse do të duhet të kthehen mbrapsht.
Protesta vazhdon ende, me dhjetëra pasagjerë që kërkojnë të nisen menjëherë për në Shqipëri dhe sipas mediave italiane, ata ndodhen vetëm disa metra larg dy avionëve të bllokuar në Brindisi.
Disa të tjerë kanë pranuar ofertën e kompanisë për të udhëtuar me autobus deri në Fiumicino dhe më pas të hipin në avion drejt Tiranës. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia që 150 pasagjerë të udhëtojnë me anije nga Brindisi drejt Vlorës pasdite.
and then