Në kërkim të një trajneri, tre legjenda në garë për stolin e United

Në shtëpinë e “djajve të kuq” gjetja e një trajneri të ri mbetet prioritet absolut, me Man.United që është në kërkim të një timonieri për të pasuar Amorim, por ndryshe nga se pritej, United nuk po kërkon për një emër të madh, një trajner me shumë eksperiencë, por synojnë një zgjidhje brenda shtëpisë, një personazh që e njeh mirë ambientin.

Sipas Sky Sports, këtë periudhë emri i parë që po lakohet është ai i Ole Gunnar Solskjaer, një ish lojtar i famshëm i “djajve”, gjithashtu një ish trajner, pasi Solskjaer drejtoi Man.United nga viti 2018 deri në 2021. Një tjetër figurë e njohur në tryezën e drejtuesve të klubit është edhe ai i Michael Carrick, ishte pikërisht ky i fundit që udhëhoqi United pas largimit të Solskjaer.

Sky Sports rendit në listën e dëshirave edhe emrin e Ruud van Nistelrooy, me këtë të fundit që drejtoi Man.United për katër ndeshje pas shkarkimit të Ten Hag. Sigurisht që në listë ka edhe emra të njohur si Marseca, por gjetja e një trajneri të ri pritet të marrë më shumë kohë se sa pritej pasi drejtuesit e Man.United këtë herë synojnë të afrojnë një trajner që të sjell stabilitet në skuadër dhe sigurisht të rikthej ekipin të jetë konkurrues.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×