Një lajm i shkëlqyer vjen nga TRING këtë fillimvit

Platforma televizive më e madhe në vend ka siguruar sërish të drejtat e transmetimit të UEFA Champions League për sezonet 2027-2031 për territorin shqiptar, duke konfirmuar kështu supremacinë absolute dhe duke shënuar një hap të rëndësishëm strategjik në përforcimin e mëtejshëm të ofertës së saj sportive.

Në fakt, Liga e Kampionëve dhe Tring janë një binom suksesi prej më shumë se 15 vjetësh. Me transmetimin e parë që daton në vitin 2008 dhe tani për të pestin cikël radhazi, kompeticioni më prestigjioz i futbollit për klube në botë do të transmetohet i plotë dhe ekskluzivisht në kanalet Tring Sport. Dhe kampionët do të qëndrojnë sërish në shtëpinë e tyre!

Screenshot 69
Screenshot 69

Të gjitha ndeshjet, nga Playoff-s, në Fazën e Ligës e deri te fazat finale, por jo vetëm, Live Show i dedikuar, kontent extra, analiza dhe materiale ekskluzive për tifozët, të gjitha për një maratonë sportive spektakolare, të cilën vetëm Champions League dhe Tring e kanë përcjellë dhe do të vazhdojnë ta përcjellin.

CHAMPIONS është arena e madhështisë absolute, e yjeve të globit, e futbollit “par excellence”.

Screenshot 70
Screenshot 70

Me këtë investim afatgjatë, platforma Tring do të vijojë të ofrojë një eksperiencë moderne shikimi, me cilësi të lartë transmetimi, akses në pajisje të ndryshme dhe fokus të veçantë te audienca sportive.

Champions League mbetet një nga produktet mediatike më të ndjekura globalisht dhe sigurimi i këtyre të drejtave e pozicionon platformën në krye të tregut të transmetimeve sportive në Shqipëri.

Me të gjitha superligat e futbollit, më shumë se 25 kompeticione sportive nga e gjithë bota, 14 kanale, 500 evente çdo muaj, ky vit sportiv do të jetë fenomenal.

Ndaj, përfitoni nga oferta me deri në 40 për qind zbritje për të gjitha abonimet 12-mujore, e cila vazhdon akoma edhe për pak ditë.

Tring Dhurata
Tring Dhurata



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×