
Pas devijimit të detyruar të dy fluturimeve të Wizz Air nga Bologna dhe Bergamo drejt aeroportit të Brindisit, qindra pasagjerë u përballën me një situatë tepër të vështirë brenda ambienteve të aeroportit italian. Në pamjet e siguruara nga Brindisi, duket qartë se udhëtarët ishin të shumtë në numër dhe të vendosur në një hapësirë të ngushtë, pa kushte të përshtatshme për një pritje të gjatë.
Situata u bë edhe më e rëndë për shkak të pranisë së fëmijëve të vegjël dhe personave të moshuar, të cilët kaluan orë të tëra në këmbë ose në ambiente të mbipopulluara, mes lodhjes, pasigurisë dhe mungesës së informacionit të qartë.
Pas orësh tensioni dhe pasigurie, autoritetet dhe kompania ajrore vendosën që pasagjerët të transportoheshin drejt Shqipërisë me traget nga Brindisi drejt Shqipërisë, duke i dhënë fund bllokimit, por jo pa lënë pas një eksperiencë të rëndë për shumë familje.
Udhëtarët shprehen se situata në aeroport ishte e papërballueshme dhe kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe organizim në raste emergjencash, për të shmangur përsëritjen e skenave të tilla, ku më të prekurit mbeten fëmijët dhe të moshuarit.
and then