“Orenditë shtëpiake janë shkatërruar plotësisht”/ Situata alarmante me përmbytjet në Durrës, evakuohen 45 familje. Problematika në zonën e burgut

Situatë alarmante vijon të mbetet në Durrës pas përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se banorët gjatë të gjithë natës kanë larguar ujin me mjete rrethanore dhe presin verifikimin e dëmeve nga bashkia. Dëmet janë të konsiderueshme pasi mobiljet dhe orenditë shtëpiake kanë dalë jashtë përdorimit si pasojë e ujit.

Bashkia e Durrësit ka ngritur 15 grupe verifikimi që janë në terren Në zonë n e burgut ende nuk kanë mbërritur grupet e verifikimit. Në këtë zonë problematike është fakti që janë bashkuar ujërat e zeza dhe ujërat e bardha, duke krijuar një situatë problematike për banorët dhe të dënuarit.

Si shkak i përmbytjeve të banesave, në zona të ndryshme të Durrësit janë evakuuar 180 banorë, 45 familje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×