Përmbytjet/ Berisha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Rama tenton t’i shpëtojë dëmshpërblimit për mijëra banorë, por…

Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet e prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore vetëm sepse dëshiron të mos dëmshpërblejë sipas tij mijëra familje të prekura.

“Mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet. Vetëm në Durrës 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera janë dëmtuar.
Dëmet janë tepër të mëdha, por nuk është vetëm rasti i Durrësit.
Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto zona. Ramaduro nëse nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet e prekura, e bën vetëm se ligji e detyron t’u përgjigjet një për një dëmeve të krijuara nga fatkeqësia natyrore”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×