
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka inspektuar një ditë më parë banesat e prekura nga përmbytjet në disa zona të vendit, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha dhe kanë futur ujin në shtëpitë e qytetarëve. Gjatë vizitës në terren, Balliu ka publikuar video dhe foto nga banesat e përmbytura, duke evidentuar dëmet dhe pasojat e rënda të shkaktuara nga moti i keq.
Në reagimin e tij, Balliu ka akuzuar qeverinë për dështim në menaxhimin e situatës dhe ka kërkuar largimin e saj, duke e cilësuar përmbytjen si pasojë të keqqeverisjes. “Duhet të përmbyset qeveria që të mos përmbyten shqiptarët,” është shprehur ai, duke theksuar se mungesa e masave parandaluese dhe menaxhimi i gabuar i krizave natyrore kanë përkeqësuar situatën.
Sipas Balliut, vjedhja dhe korrupsioni janë arsyet kryesore pse vendi përballet vazhdimisht me përmbytje, jo vetëm për shkak të reshjeve, por edhe për shkak të abuzimit dhe mungesës së përgjegjësisë nga institucionet. Ai e ka cilësuar si të turpshme heshtjen e qeverisë përballë një katastrofe që, sipas tij, po përsëritet, duke shtuar se Shqipëria është lënë në mëshirë të fatit.
and then