Reshjet e dendura në Shqipëri, Meçe: Përmbytjet nuk janë rastësi, Durrësi zonë me risk të përhershëm sepse…

Inxhinieri Arben Meçe, i ftuar në studion e News24, ka folur për situatën e përmbytjeve në vend, duke theksuar se ato nuk janë ngjarje të rastësishme, por pasojë e faktorëve gjeografikë dhe kushteve të jashtëzakonshme klimatike.

Duke iu referuar përmbytjeve të shumta në qytete dhe zonat pranë lumenjve, Meçe ngriti pyetjen se pse pothuajse e gjithë Shqipëria është përfshirë nga emergjenca. Ai u ndal veçanërisht te qyteti i Durrësit, duke e cilësuar atë si një zonë me rrezik të përhershëm për përmbytje.

“Durrësi do të përmbytet gjithmonë, ka shumë arsye. Nëse shohim gjeografinë e Shqipërisë, pjesa e përmbytur e Durrësit është rreth 6 metra mbi nivelin e detit, ndërsa zona e kënetës është nga minus një deri në 2 metra mbi nivelin e detit. Është një situatë absolutisht potenciale për përmbytje,” u shpreh Meçe.

Sipas tij, Durrësi përmbytet çdo vit dhe situata aktuale është përkeqësuar nga kushtet e jashtëzakonshme hidro-energjetike. Inxhinieri theksoi se Shqipëria dhe i gjithë rajoni i Mesdheut po përballen me episode reshjesh intensive në periudha shumë të shkurtra kohore, çka sjell prurje të mëdha ujore dhe vë në vështirësi sistemet ekzistuese të mbrojtjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×