
Universiteti Luarasi zhvilloi një seri trajnimesh akademike në bashkëpunim me përfaqësues të London School of Economics, ku u morën pjesë stafi pedagogjik dhe studentët e universitetit. Trajnimet u fokusuan në forcimin e cilësisë së mësimdhënies, përditësimin e metodologjive akademike dhe zhvillimin e aftësive kërkimore dhe profesionale, në përputhje me standardet ndërkombëtare të arsimit të lartë. Drejtori Akademik i Asociuar në departamentin e Statistikës pranë London School of Economics, James Abdey, tregoi rëndësinë e këtyre trajnimeve.
“Është kënaqësi të rikthehem në Universitetin Luarasi për të ndihmuar fakultetin dhe studentët që të familjarizohen më shumë me programet e Universitetit të Londrës, nën drejtimin akademik të LSE-së. Duke qenë se është hera e parë që këto programe ofrohen në Shqipëri, padyshim që ka edhe pasiguri mbi pritshmëritë akademike të programit të LSE-së. Për këtë arsye, jam këtu për të mbështetur studentët dhe fakultetin, si dhe për të asistuar në raundin e parë të provimeve. Studentët këtu do të studiojnë ekonomi, matematikë dhe statistikë; ndonëse këto lëndë testohen veçmas, ekzistojnë disa tema të përbashkëta midis këtyre fushave..”, tha Dubel James Abdey.
Studentët dhe pedagogët patën mundësinë të shkëmbejnë eksperienca, të diskutojnë praktikat më të mira akademike dhe të njihen me qasje bashkëkohore në edukim dhe kërkim shkencor.
Ky bashkëpunim synon të forcojë ndërkombëtarizimin e Universitetit Luarasi, të rrisë standardet akademike dhe të kontribuojë në përgatitjen e studentëve për një treg pune gjithnjë e më konkurruese. Universiteti “Luarasi” është i pari universitet në Ballkan që ka sjellë programet e LSE në Shqipëri. Drejtori Akademik i Asociuar në departamentin e Statistikës pranë London School of Economics, James Abdey, tregoi rëndësinë e këtyre programeve.
and then