
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar sërish situatën e përmbytjeve në Kurbin. Ai akuzon Bashkinë Kurbin dhe pushtetin qendror për mungesën e masave parandaluese.
Deputeti i PD-së akuzon gjithashtu institucionet për braktisje të banorëve, ndërsa shton se dhjetëra shtëpi raportohet se janë nën ujë.
Sipas PD-së, përmbytjet kanë prekur mijëra familje, disa prej tyre për herë të dytë brenda pak javësh, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbje të burimit të jetesës. Opozita kërkon ndërhyrje urgjente dhe dëmshpërblim të plotë për qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore.

Deklarata
Partia Demokratike denoncon neglizhencën e rëndë dhe të pajustifikueshme të Bashkisë Kurbin dhe të pushtetit qendror për mungesën totale të masave parandaluese ndaj përmbytjeve
Si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie, mijëra familje janë përmbytur, ndërsa shumë prej tyre janë goditur dy herë brenda pak javësh, duke humbur banesa, orendi dhe burimin e vetëm të jetesës. Kjo situatë është e patolerueshme dhe përbën një dështim të plotë të institucioneve përgjegjëse.
Partia Demokratike i bën thirrje urgjente organeve shtetërore që të ndërhyjnë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura, të evidentojnë dëmet reale dhe të sigurojnë dëmshpërblimin e plotë të qytetarëve të prekur.
Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë dhe i Bashkisë Kurbin janë një akt i papranueshëm braktisjeje ndaj qytetarëve. Përmbytjet nuk janë një fenomen i paparashikueshëm, por pasojë direkte e mungesës së investimeve dhe e neglizhencës institucionale.
Partia Demokratike do të vijojë të denoncojë këtë situatë dhe të qëndrojë në krah të qytetarëve të prekur, deri në marrjen e përgjegjësive dhe zgjidhjeve konkrete.
and then