SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Dje dështoi mbledhja për Këshillin e Mandateve, PD nuk humbet kohë, depoziton një tjetër kërkesë në Kuvend

PD ka depozituar një tjetër kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për çështjen Balluku. SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, në kuadër të hetimeve të ndërmarra për të. 5 anëtarët e PD-së kanë bërë një tjetër përpjekje që të mblidhet ky organ i parlamentit, në mënyrë të tillë që të shqyrtohet kërkesa e SPAK, për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut.

Dje u konsumua dhe dështoi për herë të 4 mbledhja e Këshillit të Mandateve, ndërkohë që sot demokratët nuk humbën kohë dhe depozituan një tjetër kërkesë për zhvillimin e mbledhjes.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live se dje socialistët nuk u paraqitën në mbledhje, me argumentin se Këshilli do të mblidhet pasi të jepet një vendim nga GJKKO dhe Kushtetueses.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×