
Ndërprerja e reshjeve të shiut gjatë natës ka sjellë uljen e nivelit të lumit Ishëm, duke bërë që uji të nisë të tërhiqet në disa zona të prekura nga përmbytjet.
Megjithatë, problematike mbeten zonat e Bilajit, Murqinës dhe Mallkuçit, ku uji vijon të jetë i pranishëm nëpër ara. Shkak për këtë situatë është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, çka po pengon largimin e plotë të ujit.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa fermerët shprehen të shqetësuar për dëmet në tokat bujqësore.
and then