
Një grup banorësh të zonës së Kënetës kanë protestuar për të kërkuar vëmendjen e strukturave të shtetit, pasi banesat e tyre gjenden nën ujë.
Banorët thonë se kanalet janë të bllokuar dhe kanë 30 cm ujë në oborret dhe banesat e tyre.
“Uji nuk po tërhiqet. Të heqin ujin nga rrugicat dhe nga banesat sepse demet janë shumë të mëdha. Të vijnë të na shohin sepse jemi në mëshirë të fatit. Askush nuk ka ardhur nga grupet e verifikimit për të parë situatën. Jemi te izoluar nga uji. Nuk po na ndihmon askush.”, tha një nga banorët e ish-kënetës.
and then