
Që prej vazhdimit të reshjeve të shiut, 6 familje në njësinë administrative Xibër, Bashkia Klos, kanë mbetur të bllokuara si pasojë e prurjeve të shumta të përrenjve të Xibrit.
Sipas banorëve, që në nisje të punimeve për Rrugën e Arbërit, firma ndërtuese dhe pushteti vendor kanë premtuar ndërtimin dhe rikonstruksionin e urës, e cila u dëmtua pikërisht me fillimin e këtyre punimeve. Por, sipas tyre, këto kanë mbetur vetëm premtime boshe.
Banorët shprehen se i janë drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse, por deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje konkrete. Sa herë ka reshje shiu, ata izolohen plotësisht.
Ky problem, sipas tyre, zgjat prej vitesh dhe për shkak të mungesës së kësaj ure, shumë familje janë detyruar edhe të braktisin fshatin.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për t’i dhënë fund këtij izolimi të përsëritur.
and then