
Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në tregun e “5 Majit” në Tiranë.
Sic shihet nga pamjet, flakët vijojnë të përpijnë cdo gjë, duke e bërë të pashpresë shpëtimin e materialeve që ndodhen brenda magazinave, megjithëse pronarët kanë tentuar të marrin ndonjë gjë në ambientet e tyre.
Në vendngjarje, prej orës 19:00 ndodhen forca të zjarrfikëses, forca të policisë, përfaqësues të pushtetit lokal, por ka qenë e pamundur të lokalizohen flakët, duke krijuar vatra të reja në të gjithë perimetrin e tregut.
Sipas informacioneve, nuk ka dëme në njerëz, por rreziku mbetet prezent pasi në magazine dyshohet se ka dhe bombola gazi.
Shefi i shërbimit të zjarrfikëseve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, u shpreh për mediat se për shkak të materialeve plastike që ndodhen në magazina, zjarri është përhapur. Goxhaj tha se po tentohet shuarja përfundimtare e vatrës.
and then