Grabitet supermarketi në Yzberisht, autori kërcënon punonjësen me thikë

Një grabitje ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, ku një person ka arritur të marrë një shumë parash nga një market, duke kërcënuar punonjësen e kasës me thikë.

Sipas informacionit paraprak, shuma e marrë nga autori dyshohet të jetë rreth 10 mijë lekë të reja, por kjo do të verifikohet gjatë hetimeve. Pas marrjes së parave, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×