Konfirmohet transferimi, trajneri e bën të ditur: Ky lojtar shkon te City

Antoine Semenyo do të transferohet te Manchester City. Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola.

“Kishim nevojë për këtë, kemi qenë shumë afër në ndeshjet e fundit. Futbolli nuk mund të kalojë çdo herë në anën tjetër dhe sot ishte momenti perfekt, edhe për Antoine Semenyo.

Të luante ashtu siç luante, me përkushtimin për të ndihmuar në çfarëdo mënyre deri në sekondën e fundit. Mendoj se futbolli ka qenë i drejtë dhe i ka dhënë një moment të bukur”.

“Ndeshja e fundit e Semenyos për Bournemouth? Mendoj se ishte, për fat të keq për ne mendoj se ishte. Ai ka qenë, nëse jo më i miri, një nga më të mirët që kam stërvitur. Ai është përmirësuar çdo sezon”.

“Ai ka shënuar 10 gola në gjysmë sezoni dhe nuk është një numër nëntë. Nuk janë vetëm numrat, por shumë gjëra – fiziku, topat në ajër dhe faza mbrojtëse. Ai do të jetë një humbje e madhe”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×