NBA/ Rikthim te fitorja, Oklahoma lë pas humbjet dhe mund Utah Jazz pas “Overtime”

Kampionët e Oklahomas u rikthyen të mërkurën te fitorja pas dy humbjesh radhazi, duke mundur pas kohës shtesë Utah Jazz me shifrat 129-125. Pavarësisht sukesit, edhe në këtë ndeshje Thunder treguan probleme, duke siguruar fitoren vetëm pas Overtime, ndaj Utah që është një prej ekipeve më të dobta të ligës. Alexander Shai me 46 pikë ishte më i miri në parket. Fiton edhe Detroit, që falë 31 pikëve të Isaiah Stewart mundi 108-93 Chicago, duke ruajtur kryesimin në Konferencën e Lindjes.

Skuadra e San Antonio mundi 107-91 Lakers në përballjen mes dy ekipeve pretendente në Perëndim. Doncic realizoi një “triple double” (38 pikë, 19 rebound, 10 asist), por që s’mjaftuan. Për Spurs, 51 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, me Jonson që realizoi 27 pikë.

Jashtë fushe fiton Denver, që mundi 114-110 Boston. Peyton Watson me 30 pikë u dallua për miqtë. Fitore të rëndësishme korri edhe Golden State, që falë 31 pikëve të Curry mundi 120- 113 Milwaukee. Pa probleme fitoi Phoenix, që mundi 117-98 Memphis (Brooks 21 pikë).



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×