
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për një sërë shkeljesh me tenderat që kapin vlerat e miliarda eurove të marra së bashku.
Për të përfituar miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë ishin ngritur një rrjet kompanishë, që të lidhura me njera tjetrën kanë gllabëruar jo pak por 128 milionë euro. Dhe në krye të gjithë kësaj skeme, qëndron kompania 4 AM dhe Belinda Balluku, që firmos miliona euro në favor të kompanive në emër të bashkëpunëtorëve të saj.
Emisioni “Plug” në SyriTV ka kryer një investigim ku del se MD GREEN ENERGY është një tjetër kompani e krijuar nga hiçi që mori më pas leje për ndërtim parqesh fotovoltaike. Kjo kompani u themelua në mars të vitit 2022 me aksioner, DABAR 50% (Reni Metaliaj) dhe I.D.K me 50% të aksioneve të tjera. Objekti i veprimtarisë është “Prodhimi i energjisë duke shfrytëzuar burime hidrike, diellore etj”. Në korrik të vitit 2024 administrator emërohet Nikë Shanku, i cili veç i punësuar pranë kompanisë 4- AM është edhe pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë. Sipas raportit të OST, kjo kompani në datën 21.03.2022 ka aplikuar për ndërtimin e një parku Fotovoltaik (80 MW) dhe ka marrë brenda 9 ditëve opinionin paraprak në OST.
Edhe në këtë rast, brenda një kohe record, në maj të vitit 2024 KKT ka miratuar projektin me objekt: Leje Zhvillimi për objektin: “Park Fotovoltaik 80MË “MD”, me vendndodhje Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Md Green Energy” sh.p.k dhe “Ozgun Insaat Taahhut Sanayi Ve Ticaret” L.t.d. Projekti sërish do të ndërtohet në zonën e preferuar të Belinda Ballukut.
Po le të ndalemi pak tek kompania DABAR, pronare me 50 % eMd Green Energy, e cila është përfituese lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Kjo kompani u themelua në vitin 2016, nga Reni Metaliaj, i cili në atë kohë ishte vetëm 26 vjeç. Reni Metaliaj figuron në gjëndjen civile të vëllait Artan Metaliaj, i cili është i martuar me shtetasen Elsa Metaliaj, Drejtore e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë 4 -AM. Por i riu që iu fut biznesit me kompaninë e tij, rezulton edhe vëllai i Ardit Metaliajt, pronarit të vetëm të kompanisë 4 A M.
Deri në vititn 2018, administrator i kësaj kompanie është shtetasi Ermal Tahiraj, i cili nga sa do të rezultojë më pas, ka krijuar një tjetër kompani që do të përfitojë miliona euro fonde publike.
Në vitin 2018, administrator i DABAR emërohet Arjan Ismajlisufaj, funksion të cilin do e mbaj deri në vitin 2021, kur në vend të tij do të caktohet Fationa Gashi që më parë punonte si përkthyese pranë kompanisë 4 A-M.
Prej vitit 2017 deri në vitin 2023, kompania deklaron një xhiro të madhe por me një fitim minimal.
-2017 faturon 97.000.000 lekë me nje fitim minimal 400.000 lekë.
-2018 faturon 32.000.000 lekë me fitim 300.000 lekë.
-2019 faturon 103.000.000 lekë dhe fitim 711.000 lekë.
-2020 faturon 155.000.000 lekë me një fitim 760.000 lekë.
-2021 faturon 129.000.000 lekë me një fitim 670.000 lekë.
-2022 faturon 116.000.000 lekë me një fitim 500.000 lekë.
-2023 faturon 16.000.000 lekë me një fitim 100.000 lekë.
Në nëntor të vitit 2024 kompania vendos të rris kapitalin në vlerën 1.4 milion euro në natyrë pasi aksioneri kryesor që në vitin 2016 rezulton pronar i një toke në Mëzez.
Reni Metaliaj në moshën 26 vjeçare rezulton se ka patur të ardhura të blejë një pronë e cila është rivlersuar në vitin 2016 në vlerën 1.4 milion euro.
Pikërisht kjo pasuri ngre dyshime të mëdha, dhe i takon SPAK të hetojnë burimin e të ardhurave të këtij shtetasi. Në mars të vitit 2021 kjo kompani rezulton se kishte vetëm 3 të punësuar: Reni Metaliaj ( pronari); Arjan Ismajlisufaj ( drejtor) dhe Renada Goçaj (ekonomiste).
Por edhe pse kompani me vetëm 3 punonjës, DABAR ka përfituar 1 kontratë publike në institucionet e varësisë së Belinda Ballukut: Në vjeshtën e vitit 2020, kjo kompani sëbashku me kompaninë tjetër ILIRIADA shpallen fituese të tenderit me vlerë 120 milionë lekë nga OSSH me object “Transformator fuqie TL/TM për N/Stacione kritike (Rexhepaj ; Jagodinë)”.
Nga analizimi i i bilanceve rezulton se kjo kompani që nga themelimi ka faturuar 648.000.000 lekë osë 6.4 milion euro me vetëm 3-4 punonjës e mbi të gjitha nuk jepen të dhëna se nga cila kompani i ka përfituar këto të ardhura të cilat dyshohen se janë përdorur për të rritur shpenzimet ose për të qarkulluar para në kompaninë DABAR, e më pas për të vazhduar nga kjo e fundit biznesin e ndërtimit. Skema të njohura këto, që edhe më herët janë bërë objekt hetimi nga SPAK.
Në maj të vitit 2025, DABAR dhe I.D.K vendosin ti shesin aksionet kompanisë 4 A-M.
Nuk dihen arsyet përse ka ndodhur kjo shitje por vlera e shitjes është qesharake.
1000 euro për të blerë një kompani e cila ka jo vetëm leje të miratuar për një park fotovoltaik 80 MË por edhe AKTIVE në vlerën 1.4 million euro.
Zinxhiri i kompanive vijon me ILIRIADA, me të cilën DABAR fitoi tenderin nga OSSH. ILIRIADA është themeluar që prej vitit 1994 dhe deri në vitin 2018, kjo kompani kishte në rastin më të mirë një fitim minimal ose në përgjithësi rezulton me humbje.
Në shkurt të vitit 2018 aksion blihen 71% nga Eduart Tahiraj dhe 29% Arjan Latifi. Arsyen e blerjes së kësaj kompanie do ta kuptoni në vijimin e investigimit.
Eduart Tahiraj është punonjës i kompanisë 4 A-M dhe vëllai i tij, Ermal Tahiraj rezulton deri në prill të vitit 2018 administrator i kompanisë DABAR e me pas rezulton i punësuar Drejtor pranë kompanisë ILIRIADA.
Administrator I kompanisë është Gazment Kuliçi lidhje familjare e Elsa Metaliaj (Kuliçi), pra brenda rrethit familjar të pronarit të kompanisë 4 A-M.
Gjatë investigimit PLUG ka gjetur se vetë Eduart Tahiraj ne vitin 2018 ka qënë punonjës i kompanisë 4 A-M.
Sipas këtij vendimi të KPP me subjekt ankimues 4 A-M shpk në faqen 8 të vendimit rezulton se kjo kompani ka dorëzuar dokumentacionin se shtetasi Eduart Tahiraj ishte punonjës i tyre me profilin “SPECIALIST PËR PUNIME NË LARTËSI”
Rezulton se kompania 4 A-M nuk është vetëm vetë shumë e suksesshme në përfitimin e fondeve publike, por të suksesshëm janë edhe specialistët e saj. Me kompaninë e blerë, punonjësi i 4 A-M rezulton përfitues i miliona eurove tendera publik.
Specialisti Tahiraj me kompaninsë ILIRIADA kanë fituar disa kontrata publike:
REF-82809-12-22-2020
Bashkia Kamëz
Ndërtimi i rrjetit KUZ dhe furnizimi me uje i zones Valias i Ri
633.061.314 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-36888-07-21-2022
Bashkia Krujë
Riforcimi i njesive te banimit ne ndertesa(pallat), te cilat do te rikonstruktohen apo riparohen ne kuader te procesit te rindertimit (Programi i Rindertimit)
497.093.331 lekë
ILIRIADA & ARKONSTUDIO
REF-83477-12-30-2020’
Bashkia Pogradec
Përfundimi i gjithë rrjetit të Kanalizimeve të Ujrave të ndotura në Njësinë Administrative Pogradec dhe Njësisë Administrative Bucimas”
783.315.997 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-65460-07-14-2020
Autoriteti Rrugor Shqiptar
Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor
160.971.702 lekë
ILIRIADA & GREEN FARM & 4-AM
REF-91077-03-25-2021
Autoriteti Rrugor Shqiptar
“Ndërtim i lidhjes së rrugës së Oroshit me rrugën e Kombit”
115.965.000 Leke
ILIRIADA & 4-AM
REF-80060-11-26-2020
Drejtoria Rajonale e OSSH Fier
Rikonstruksion i i kabinave
91.539.798 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-78163-11-10-2020
Drejtoria Rajonale e OSSH Durres
Ndertimi i rrjetit TM 20kV
159.477.902 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-72985-09-24-2020
Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan
Rikostruksion i rrjetit TU me kabell ABC ne Belsh
232.988.238 lekë
ILIRIADA & 4-AM
Posta Shqiptare
Rikonstruksion zyrash
55.000.000 lekë
ILIRIADA & 4-AM
REF-34473-06-27-2022
Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane
Përditësimi i versionit të softëare të sistemit operativ dhe hardëare në HEC Koman
223.500.000 lekë
ILIRIADA & DIVITECH
Kryesisht tenderat e marrë nga kjo kompani, por edhe në bashkëpunim me 4 AM dhe kompani të tjera, po pjesë e skemës, janë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut, si dhe disa bashki të drejtuara nga socialistët.
Kjo kompani për periudhën 2019-2024 ka përfituar vetëm nga Bashkia Kamëz dhe Krujë ka përfituar 1 miliard e 172 milionë lekë. Por ka edhe shumë pagesa për prokurimet e tjera që nuk rezultojnë në thesar. Ndërkaq në total, tenderat publik të fituar nga Eduart Tahiraj janë në vlerën 2.9 miliardë lekë ose 29 milion euro dhe shumica në bashkëpunim po me punëdhënësin e e tij Ardit Metaliaj.
E nëse do ti hedhim një sy tenderave, pjesa më e madhe e tyre janë pa garë e me flamur të kuq. Sipas të dhënave nga bilancet, faturimi i kësaj kompanie për periudhën 2019-2023 është 2.2 miliardë lek dhe rezulton se kjo kompani ka si aktivitet, përfitimin e fondeve publike me ndihmën e 4 A-M shpk.
Edhe kjo kompani njësoj si MD GREEN ENERGY në korrik të vitit 2025 kalon në pronësi të 4 AM shpk.
Sipas të dhënave të pasqyruara në QKB, punonjësi Eduart Tahiraj i shet shefit Ardit Metaliaj 71 % të aksioneve për vlerën qësharake 850 euro, kur vetëm shifra e klientëve për tu arkëtuar në vitin 2024 është 3.6 milion euro.
Zinxhiri vijon me kompaninë koncesionare HENZ ENERGY. Aksionerë të kësaj kompanie janë SHQIPONJA-M me 43% të aksioneve, KLENIS 52% të aksioneve dhe ILIRIADA me 5 %. HENZ ENERGY u themelua në vitin 2009 dhe përfitoi nga Ministria e Energjitikës kontratën koncensionare për ndërtimin e hevece DARS 1, 2 DHE 3. Në shkurt të vitit 2018 pasi ILIRIADA blihet nga aksionerët e rinj, ndyshojnë edhe kuotat në kompaninë koncensionare. Nga 5 %, ILIRIADA tashmë do të zotërojë 92% të aksioneve në kompaninë koncesionare, KLENIS tashme do të zotërojë vetëm 8%.
Pikpyetje të mëdha ngrihen edhe për shkak të vlerës qesharake të blerjes së aksioneve, për vetëm 87 mijë lekë. Ky veprim nuk ka asnjë llogjikë ekonomike pasi deri në atë kohë ishin investuar rreth 90 milionë lekë për ndërtimin e hidrocentralit e mbi të gjitha ndryshe nga shitja e parë e aksioneve, për këtë shitje ka dyshime se nuk është marrë miratimi nga Ministria e Energjitikës pasi nuk cilësohet në kontratë. Pasi në skenë futet Eduard Tahiraj, pronar i ILIRIARDA-s dhe punonjës i 4 AM, në vitin 2018 vlera e investimit 10-fishohet dhe shkon në 832 milionë lekë. Në vitin 2019, tek HENZ ENERGY del në skenë edhe një emër shumë i përfolur në skandalet korruptive të 5D, por tashmë edhe në 5B, Redi Molla.
Në datën 4.12.2019 Selim MOLLA, babai i REDI MOLLA 5D, blen nga ILIRIADA 7% të aksioneve për vetëm 7000 lekë. Dhe fill pasi kësaj vlera e invetimit shkon në rreth 900 milionë lekë, dhe kompania deklaron për herë të parë të ardhura. Në vitin 2021 kompania regjistron një barrë siguruese nga ku mësojmë të dhënat se kontrata koncensionare është ndryshuar në shtator të vitit 2018 vetëm 7 muaj pasi aksioner bëhet punonjësi i kompaninsë 4 A M. Në vitin 2020 kompania deklaron faturim 193.000.000 lekë. Po në 2021 adresa kryesore ndryshohet nga Pallati 4-AM te kompleksi SQUARE 21.
Në dhjetor të vitit 2021 Selim Molla vendos të revokoj kontratën e blerjes së aksioneve dhe të largohet nga kompania. Gjurma e përfshirjes së Selim Mollës, hap një tjetër drejtim po aq të mbushur me skandal. Ndërsa me këtë kompani, Selim Molla kryete blerje e shitje aksionesh, Drejtoria e Ujësjellës kanalizimeve, e drejtuar nga Redi Molla, shndërrohet në një minierë ari për përfitimin e tenderave nga kjo kompani. Por jo vetëm, nga Ujësjellës kanalizimet, 4 A-M ka fituar disa tendera në vlerë disa miliona euro, direkt nga Bashkia e Tiranës, përfshire dhe 2 tendera në bashkëpunim me kompaninë 5 D, për demolimin e pallateve pas tërmetit në zonën e 5 Majit.
Në total, 4 A M në këtë periudhë ka përiftuar mbi 13 milionë euro nga Ujësjellës Kanalizimet dhe nga Bashkia Tiranë, e shumë prej tyre janë pa garë e me flamur të kuq. (Ilustrohet me fotot e tenderave)
Nga investigimi i kompanisë koncesionare, nuk jepen të dhëna se kush i ka kryer punimet ndërtimore në bilancet e Henz Energy. Por kjo kontratë rezulton të jetë amenduar disa herë. Pasi blihet nga punonjësi i 4-AM, Damian Gjiknuri amendon sërish kontratën pasi ndryshohet projekti dhe më pas KKT e drejtuar nga Edi Rama miraton gjithashtu rishikimin dhe shtyrjen e afateve për lejen ekzistuese të HEC Darsi 1 dhe 2 në përroin e Darsit në Klos nga Henz Energy shpk.
and then