
Për shkak të motit të keq, të shoqëruar me reshje të dendura, stuhi dëbore dhe ngrica, vijojnë problemet me qarkullimin e automjeteve.
Gjithashtu janë krijuar vështirësi të theksuara në një pjesën më të madhe të territorit në Qarkun e Elbasan.
Gjithashtu situata paraqitet më problematike në zonat kodrinore dhe malore të Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit dhe Gramshit, ku reshjet e dëborës kanë ndikuar ndjeshëm në kushtet e qarkullimit rrugor.
Në këtë kuadër, Policia Rrugore e Qarkut Elbasan ka marrë masa të shtuara sigurie, duke mos lejuar qarkullimin e asnjë mjeti që nuk është i pajisur me zinxhirë ose goma dimërore.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht në akset rrugore:
Elbasan – Gjinar
Elbasan – Qafë Thanë
Elbasan – Fushë Studen
Këto masa janë ndërmarrë si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave në këto zona, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.
and then