Reshjet e dendura në Shqipëri, ambasada e SHBA në Tiranë thirrje shtetasve amerikanë: Kujdes në zonat e rrezikuara, përmbytjet po përkeqësohen

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve që kanë përfshirë vendin.

Në mesazhin e saj, ambasada u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen.

“Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut”, vijon mesazhi i ambasadës së SHBA.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×