Sukth/ 500 personave u kërkohet evakuim urgjent, u rrezikohet jeta nga prurjet e lumit Erzen

Prefektura e Qarkut Durrës ka dhënë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në qytetin e Sukthit, për shkak të rrezikut të menjëhershëm nga prurjet e shumta të lumit Erzen.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth 500 persona ndodhen në zona të prekura nga vërshimet dhe jeta e tyre është në rrezik të drejtpërdrejtë. Autoritetet po kërkojnë nga banorët që të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencës civile dhe të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara.

Evakuimi po organizohet nën koordinimin e strukturave të Bashkisë, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të emergjencës, të cilat po ofrojnë transport, strehim të përkohshëm dhe asistencë për qytetarët e prekur.

Prefektura u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të shmangur rreziqe të mundshme nga përmbytjet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×